Dren Shahini: Kjo qeverisje komunale nuk ka prodhuar qytetari aktive

Dren Shahini, qytetar i Prishtinës, thotë se kjo qeverisje komunale nuk ka prodhuar qytetari aktive.

Ai në debatin ‘Jeta në Komunë’ tha se kur ka organizim ndalen ide të këqija për qytetin.

“Kur ka organizim qytetar mund te parandalosh ide të këqija për qytetin, së fundi ka qenë betonizimi i një pjese të parkut tek Fakulteti Teknik, bashkë me disa asamblistë që na kanë mbështetur e kemi ndalur. Kjo qeverisje komunale nuk ka prodhuar qytetari aktive, nuk kanë nxitur debat duke mos ardhur nëpër lagje për t’i dëgjuar qytetarët”, ka thënë Shahini.

Me anëtaret e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë diskutuar problemet e kryeqytetit dhe premtimet e pambajtura të Shpend Ahmetit.

Të ftuar në debat janë: Shefki Gashi, këshilltar nga LDK, Leonora Shabani Bajraktari, këshilltare nga LVV, Fiknete Bejta, këshilltare e pavarur, Leutrim Retkoceri, këshilltar nga PDK, Egzon Azemi, këshilltar nga LVV dhe Dren Shahini, aktivist nga qyteti i Prishtinës.