Dreka mistike e Ramush Haradinajt

Një drekë e Zyrës së Kryeministrit, Ramush Haradinaj, më 13 dhjetor të 2017-ës i kushtoi kuletës së shtetit 2 mijë e 350 euro.

Në faturën të cilën e ka siguruar KALLXO.com nuk janë dhënë detaje shumë për konsumimin që është bërë atë ditë.

Siç është përshkruar në faturë, 2 mijë e 350 euro ishin paguar për “Pije dhe Ushqim”, por nuk janë specifikuar llojet e pijeve dhe ushqimeve.

Dreka zyrtare ishte shtruar në njërin prej restoranteve të njohura në kryeqytet, “Rron restuaurant”.

E njëjta faturë ishte pranuar nga shefi i kabinetit të kryeministrit, Gani Demaj.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.

KALLXO.com raporton në vazhdimësi mbi shpenzimin e parasë publike nga zyrtarët e lartë publik.

Shishet e shampanjës për zyrën e Ramush Haradinajt kushtuan nga 50 euro

www.kallxo.com