Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës - Foto: ZKM
Dreka e Isa Mustafës me mish, verë e ujë italian
Një drekë zyrtare më 5 mars 2017, kur Qeveria e Kosovës udhëhiqej nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa, buxhetit të shtetit i kushtoi 340 euro e 20 cent.
KALLXO.com ka siguruar faturat e shpenzimeve nga koha e qeverisjes së LDK-së.
Në këtë drekë ishte konsumuar mish e verë e ujë italian.
Vera “Stone Castle” kushtoi 26 euro. Dy të tilla ishin konsumuar e që kushtuan 52 euro.
Kjo drekë ishte mbajtur në restauronin “Villa Gërmia” në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
5 specialitete Villa Gërmia kushtuan 54 euro e 50 cent, secila nga 10 euro e 90 cent.
Ndërsa, siç është përshkruar në faturë, një meny komplete kishte çmimin 12 euro e 90 cent. 11 të tilla kushtuan 141 euro e 90 cent.
Uji i njohur italian “Panna” në këtë drekë u pagua 9 euro e 90 cent.
E gjithë fatura e kësaj dreke kuletës së shtetit i kushtoi 340 euro e 20 cent.
Siç është përshkruar në fletëporosinë e faturës, ajo është pranuar në atë kohë nga Sokol Havolli, shef i kabinetit të Isa Mustafës.
KALLXO.com raporton në vazhdimësi për shpenzimin e parasë publike nga zyrtarët e lartë publikë.
KALLXO.com ka siguruar kopjet e shpenzimeve të kryera nga qeveria Mustafa gjatë mandatit të saj qeverisës. Në ditët në vijim do publikohen një sëri artikujsh me përmbajtjen e shpenzimeve qeveritare.
Publikimet vijnë pas publikimit të faturave të ish Kryeministrit Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.
Darka e kabinetit të Ramush Haradinajt me raki dardhe – Dokument
www.kallxo.com