Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com
Dreka e Isa Mustafës me mish e raki rrushi me buxhetin e shtetit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ishte në ulësen e të parit të ekzekutivit kosovar për më tepër se dy vite.
Mustafa dhe kabineti tij, më 7 korrik të vitit 2017, në një drekë zyrtare harxhuan 140.40 euro.
Faturën të cilën e ka siguruar KALLXO.com e kishte pranuar në atë kohë shefi i Kabinetit të Isa Mustës, Sokol Havolli.
Dreka ishte shtruar te “Pishat” ndërsa atë ditë ishte konsumuar mish e alkool.
Mishi i kombinuar kushtonte 8.50 euro. Të tillë ishin porositur katër copë që kushtuan 34 euro.
Në drekë ishte pirë edhe një raki rrushi.
Përveç mishit të kombinuar kishte edhe muskuj furre e mish të bardhë.
Në fund, dreka ishte përcjellë edhe me desert. Katër torte të shtëpisë me çokollatë kishin kushtuar 8 euro.
Vlera totale e faturës i kushtoi buxhetit të shtetit 140.40 euro.
KALLXO.com raporton në vazhdimësi për shpenzimin e parasë publike nga zyrtarët e lartë publikë.
KALLXO.com ka siguruar kopjet e shpenzimeve të kryera nga qeveria Mustafa gjatë mandatit të saj qeverisës. Në ditët në vijim do publikohen një sëri artikujsh me përmbajtjen e shpenzimeve qeveritare.
Publikimet vijnë pas publikimit të faturave të ish Kryeministrit Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.
.