
Zgjedhjet 2025. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com
Drejtpërdrejt – Dalja në votime sipas të dhënave të KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përditëson të dhënat zyrtare në lidhje me daljen në votime në zgjedhjet parlamentare të së dielës, përmes ueb-faqes.
Pjesëmarrjen në zgjedhje në detaje nga komunat, të qytetarëve deri në orën 15:00 mund ta shihni në këtë LINK.
Të dhënat tregojnë se me procesimin e 91.51 për qind të votave, në votime deri në ora 15:00 kanë dalë 28.39 për qind ose 559,638 qytetarë.
Valmir Elezi nga KQZ-ja tha se procesi zgjedhor është duke vazhduar pa probleme.
“Në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi KQZ ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e autorizuar. Duke u mbështetur nga të dhënat me 91 për qind të procesurara deri në orën 15:00 kanë votuar 28 për qind” – tha ai.
Pas procesimit të rezultateve për dlajen në zgjedhje deri në ora 15:00, KQZ-ja pritet të mbajë konferencë për media.
Ndërkohë raportimin direkt të ekipit të KALLXO.com për procesin zgjedhor mund ta gjeni më poshtë: