Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike aksion në Gjakovë

Disa lokacione të ndryshme janë duke u bastisur e kontrolluar nga ekipet e policisë së Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë.

Aksioni është duke u zhvilluar nga këto njësitë kryesisht në rajonin e Gjakovës ndërsa lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se informacionet me detaje në lidhje me operacionin do të bëhen të ditura kur të përfundojë bastisjet.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”- ka njoftuar Policia.