Foto: Ilirik Musliu

Drejtoria e Shërbimeve Publike fillon grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që të arrihet marrëveshja në mes të Menaxhmentit/Bordit të ndërmarrjes “Pastrimi” dhe Sindikatës!”- ka shkruar ai.

Në disa pjesë të qytetit të Prishtinës sot janë hasur pamje të kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina.

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” kanë hyrë në grevë që nga e hëna, pasi kërkesa e tyre për rritje të pagës për 70 euro nuk u pranua nga bordi i kompanisë.

Këtë situatë kryetari Përparim Rama e ka cilësuar si të papranueshme.

Rama ka thënë se janë duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të hequr sa më shpejt mbeturinat.

KALLXO.com ka raportuar sot vazhdimisht për situatën me mbeturinat.