Drejtoria e Inspektimeve në Vushtrri dënon me 300 euro barnatoren e cila nuk e mbajti orarin e kujdestarisë

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë, Agron Perquku ka njoftuar se kanë shqiptuar gjobë prej 300 euro ndaj një barantore, pasi e njëjta nuk kishte respektuar orarin e kujdestarisë.

Perquku përmes një njoftimi ka thënë se pas ankesave të qytetarëve, Inspektoriati i Tregut ka filluar inspektimin.

“Drejtoria për Inspektime e Komunës së Vushtrrisë, respektivisht Inspektorati i Tregut, ka filluar me shqiptimin e gjobave mandatore sipas legjislacionit përkatës në fuqi, për të gjitha subjektet afariste farmaceutike, konkretisht barnatoret, të cilat nuk e respektojnë orarin e kujdestarisë sipas vendimit të DShPS-së të Komunës së Vushtrrisë. Ju bëj apel të gjithë përfaqësuesëve të këtyre subjekteve që të respektojnë në përpikëmëri orarin e kujdestarisë”, ka thënë ai.

Në provesverbalin e publikuar nga Drejtori i Inspeksionit thuhet se barnatorja e cila kishte pasur orarin e kujdestarisë kishte qenë e mbyllur në ora 23:50.