Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë liron hapësirën publike

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

Komuna ka bërë të ditur se zyrtarët komunal kanë vepruar në bazë të vendimit , me ç’ rast subjekti afarist ka respektuar vendimin në fjalë dhe ka liruar vetë hapësirën e uzurpuar.

Drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi bënë thirrje tek të gjitha bizneset që të pajisen me dokumentet e kërkuara për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme.