Drejtoria e Arsimit e Prizrenit shpërndan dezinfektues në shkolla

Drejtoria komunale e Arsimit e Prizrenit sot ka vazhduar shpërndarjen e mjeteve dezinfektuese dhe higjienike në shkollat e Prizrenit.

Sipas një njoftimit të kryetarit Mytaher Haskuka, janë shpërndarë makina për spërkatje, maska mbrojtëse, DimperSept-10, dezinfektues për duar dhe mjete tjera higjienike për mbrojtje nga COVID-19.

Në anën tjetër, sot janë shënuar edhe 10 raste të reja me COVID-19 në komunën e Prizrenit, sipas njoftimit të IKShPK-së.