Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Drejtori i Spitalit të Gjakovës tregon për gjendjen e pacientëve me COVID-19

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 19 persona të infektuar me virusin COVID-19, ndërsa janë edhe tridhjetë shtretër të lirë për personat e prekur nga virusi.

Drejtori i kësaj qendre, Hilmi Shala thotë se kapaciteti mund të rritet edhe më shumë nëse ka numër më të madh të  prekurve nga virusi.

“Aktualisht 30 vende për paciente, kemi hapësira edhe për vende tjera nëse paraqitet nevoja”, ka Shala për KALLXO.com.

Në spitalin e Gjakovës janë 21 pacientë: 19 prej tyre janë pozitiv me COVDI-19. Ndërsa për dy pacientë, Shala tha se janë në pritje të testimit.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës tha se katër nga pacientet të infektuar me COVID kanë nevojë kohë pas kohë të asistohen me oksigjen.

“Katër pacient kohe pas kohe me oksigjen. Të tjerët janë stabil”, tha ai.

Shala ka thënë se tash e dy javë janë duke i trajtuar pacientët e infektuar në spital.

“Deri tani janë trajtuar në QKUK, ndërsa tash e 2 javë po i trajtojmë në spitalin tonë. Aktualisht, nga komuna e Gjakovës vetëm 1 pacient gjendet në Prishtinë”, theksoi Shala.

Shala tha se spitali është i furnizuar mirë me material të nevojshëm mjekësorë për luftim dhe mbrojtje nga Covidi.

Në këtë spital punojnë 550 punëtorë ku mbi 400 prej tyre janë staf shëndetësorë, mirëpo nuk janë të mjaftueshëm, siç thotë Shala, në disa reparte ka mjekë shumë e në disa ka mungesë të tyre.

Ai tha se për të trajtuar rastet me COVID-19 nuk duhen vetëm infektolog por edhe mjekë tjerë.

“Infektologu është me percaktu sëmundjen, por me mjeku një të sëmur duhet kardiologu, pastaj pulmologu. Me këtë fluks të pacientëve, ne mund të përballojmë”, theksoi ai.

Tre mjekë janë të infektuar me COVID-19 në Gjakovë si dhe një punëtorët nga stafi administrativë.

“Tre mjek dhe një staf administrate janë të infektuar, dy mjek kthehen këtë javë në punë”, tha ai

3703 persona janë të infektuar më COVID-19 në Kosovë, 1946 prej tyre janë shëruar dhe 79 të tjerë kanë vdekur.