Foto: HRT/IMS

Drejtori i spitalit: 45 persona janë sjellë për trajtim që nga momenti i aksidentit

Drejtori i spitalit ku janë dërguar të lënduarit e aksidentit të autobusit nga Kosova, Josip Samarxhiq, ka treguar se 45 persona janë pranuar për trajtim që nga momenti kur ka ndodhur aksidenti, raportojnë mediat kroate.

10 persona kanë vdekur në aksidentin e autobusit që ka ndodhur sot rreth orës 6:20 në afërsi të Sllavonski Brodit në Kroaci.

Autobusi nga Kosova po vinte nga Frankfurti.

Drejtuesit e lartë shtetërorë të Kroacisë kanë ngushëlluar autoritetet dhe popullin e Kosovës për viktimat.