Drejtori i Shpend Ahmetit i thotë kryeministrit Hoti: Sa qet fall, dil në terren

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hoti se Policia dhe Inspektorati nuk e kanë bërë punën sic duhet në raste të caktuara të aktiviteteve sportive dhe protestave në Prishtinë.

Tahiri e ka ftuar Hotin të dalë në terren në njërin ndërrim me Inspektorët.

Sipas Tahirit, janë nxjerrë vendime pa e pasur idenë e punës në terren.

“Hoti: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid. – Dil një ndërrim me ta, sa qet fall e nxjerr vendime pa e pas idenë e terrenit”, ka shkruar Tahiri.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e situatës emergjente për COVID-19 tha se është shqetësuese mosrespektimi i masave.

Gjithashtu Hoti tha se do të merren masa për të gjithë personat përgjegjës që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë.

Sipas Hotit në rastet e fundit kur janë organizuar aktivitete sportive e protesta nuk ka qenë e kënaqshme puna e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Sanitar.

 

Avdullah Hoti kërcënon policinë, konstaton dështime në parandalimin e Covid-19