RTK - Foto: Atdhe Mulla
Drejtori i RTK-së reagon ndaj kundërshtimeve për ngritjen në pozitë të një gazetari
Në media u raportua se një grup gazetarësh nuk janë pajtuar me zgjedhjen e Besart Gelicës redaktor në televizionin publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se, ngritja në detyrë e Galicës është bërë konformë rregulloreve të brendshme të RTK-së.
Ai ka thënë se situata të tilla të pakënaqësive ka pasur edhe në të kaluarën, ndërsa ka thënë se gazetarët që u ankuan janë të ndikuar politikisht.
“Si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së më duhet ta sqaroj situatën të cilën po tentojnë ta krijojnë një grup i gazetarëve, fatkeqësisht të ndikuar politikisht, tash pikërisht në kohën kur po pritet të ketë zgjedhje në Kosovë. Për RTK-në këto situata janë të njohura tashmë, pasi që i njëjti skenar politikë është përdorur edhe vite me parë”, shkroi Kastrati në rrjetin social “Facebook”.
“Na vjen shumë keq që në këta skenar politikë, viktima po binë disa kolegë tanë të RTK-së të cilët në mënyrë të pavetëdijshme po bëhen vegla të subjekteve të caktuara politike.
Më duhet të sqaroj se RTK funksionon në bazë të ligjit dhe rregulloreve të brendshme dhe të gjitha avancimet ose lëvizjet e stafit bëhen sipas ligjit dhe rregulloreve.
Edhe në rastin e avancimit të Besart Galicës ka ndodhur e njëjta gjë, janë respektuar të gjitha procedurat”, thotë ai.
Ky është postimi i plotë i Ngadhnim Kastratit, Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së:
Si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së më duhet ta sqaroj situatën të cilën po tentojnë ta krijojnë një grup i gazetarëve, fatkeqësisht të ndikuar politikisht, tash pikërisht në kohën kur po pritet të ketë zgjedhje në Kosovë.
Për RTK-në këto situata janë të njohura tashmë, pasi që i njëjti skenar politikë është përdorur edhe vite me parë.
Na vjen shumë keq që në këta skenar politikë, viktima po binë disa kolegë tanë të RTK-së të cilët në mënyrë të pavetëdijshme po bëhen vegla të subjekteve të caktuara politike.
Më duhet të sqaroj se RTK funksionon në bazë të ligjit dhe rregulloreve të brendshme dhe të gjitha avancimet ose lëvizjet e stafit bëhen sipas ligjit dhe rregulloreve.
Edhe në rastin e avancimit të Besart Galicës ka ndodhur e njëjta gjë, janë respektuar të gjitha procedurat.
Një grup i kolegëve të tij të cilët vazhdimisht kanë qëndruar bashkë, përnjëherë i bëhen ‘armiq’.
Ky grup i 9 gazetarëve fillimisht nuk e kanë pranuar Besartin si eprorë të tyre dhe unë si Drejtor i Përgjithshëm i kam mirëkuptuar dhe i kam ftuar në takim.
Ata kanë kërkuar më vonë avancim dhe risistemim brenda RTK-së, dhe ua kam plotësuar këtë kërkesë.
9 gazetarët janë vlerësuar nga eprorët e tyre dhe janë avancuar duke u bazuar në përvojën e tyre dhe rregulloret e brendshme.
Por, qëllimi i këtyre gazetarëve fatkeqësisht është krejt diku tjetër!
Ata refuzuan edhe avancimet dhe risistemimet që i kërkuan vetë!
Kjo tregon se këta kolegë janë futur në një skenar politik dhe qëllimi i tyre nuk është as avancimi as risistemimi por destabilizimi i RTK-së, pikërisht tash në prag të fushatës zgjedhore.
Por, si Drejtor i Përgjithshëm nuk do të lejojë që askush ta destabilizojë RTK për shkak të qëllimeve politike. Do të veprojë konform ligjit dhe rregulloreve në mbrojtje të pavarësisë editoriale por edhe të RTK-së si institucion.
I bëj thirrje politikës që të rrinë sa më larg RTK-së dhe mos të tentojnë që përmes individëve të caktuar të destabilizojnë Transmetuesin Publik.