Takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Foto: Policia e Kosovës

Drejtori i Policisë takohet me ambasadorin e SHBA-sënë Kosovë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Policisë është thënë se ishte një takim njohës dhe takimi i parë mes ambasadorit të ri të SHBA-së në vendin tonë dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

“Fillimisht, Mehmeti falënderoi ambasadorin Hovenier për vizitën e realizuar në Policinë e Kosovës dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Ambasadës së ShBA-ve me PK-në. Mehmeti i dëshiroi punë të mbarë dhe suksese Ambasadorit në detyrën e tij si Shef i Misionit si dhe i falënderoi taksapaguesit e ShBA-ve për mbështetjen e palëkundur për Policinë e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Tutje është treguar se Ambasadori amerikan, Hovenier ka falënderuar Mehmetin për pritjen e organizuar.

“Hovenier potencoi se rendi dhe qetësia publike dhe sundimi i ligjit janë shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë së një vendi. Ambasadori amerikan shprehu përkushtimin e tij për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme me qëllim të avancimit dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës”, ka thënë policia.

Po ashtu, në komunikatën e Policisë është thënë se në takim është diskutuar edhe për tema konkrete me fokus në komunitetet pakicë, avancimin e shkathtësive në fusha operacionale, menaxhimin e ndryshimeve, unifikimin e Policisë dhe rolin qenësor që Policia ka për të ardhmen e Kosovës.

Takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Foto: Policia e Kosovës