Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,Samedin Mehmeti ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott Foto: Policia e Kosovës, Facebook

Drejtori i Policisë takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe

Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

“Ambasadori z. Abbott., e  falënderoi drejtorin e Përgjithshëm z. Mehmeti për punën e PK-së dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ata kanë mes tyre dhe i uroi për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm.”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se drejtori Mehmeti e ka njoftuar ambasadorin Abbott për angazhimet policore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit reciprok.