Drejtori i Policisë Kufitare të Kosovës degradohet në pozitë

Drejtori i Departamentit të Kufirit i Policisë së Kosovës, Shaban Guda, është degraduar në pozitë.

KALLXO.com mëson se Guda nga pozita e shefit të Departamentit të Kufirit do të ulet në pozitën e këshilltarit në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga vetë Guda por i njëjti nuk ka pranuar të flasë.

“Të lutem kursem pak se i kam mbyll punët e pak të pushoj, të lutem!”, tha shkurt Guda në një bisedë telefonike për KALLXO.com.