Raportimi në Komisionin për Siguri. Foto: KALLXO.com.

Drejtori i Policisë: Jemi duke gjetur drogë në çanta të nxënësve në shkolla

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha sot se prezenca e substancave narkotike në shkolla është shqetësuese.

Sipas tij, çështja e drogës është brengosëse dhe si shtet dhe si qytetarë duhet të punohet në këtë çështje.

“Qe një muj ditë kemi operacione në shkolla, po nuk e kemi bo publike se na ka ardh keq me thanë që Policia po rrijnë në shkolla. Unë nuk e du Policinë në shkollë, po nuk kemi pas qare pa ndërhy. Jemi duke gjetë sasi nëpër çanta të shkollave. Është çështje shumë serioze. Tek nxënësi i klasës së tetë kemi gjetë revole”, tha Mehmeti më tej gjatë raportimit në Komisionin për Siguri.

Ai shtoi se në nivel vendi këtë vit janë konfiskuar 118 kilogram heroinë.

KALLXO.com ka raportuar për disa kontrolla të Policisë së Kosovës në disa shkolla.

Policia sërish kryen kontrolla në shkollat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, sekuestron thika dhe drogë

.