Drejtori i Policisë - bizneseve: Lëshoni punëtorët një orë më herët

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një konferencë për media me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se masat e Qeverisë për parandalimin e COVID-19 janë duke u respektuar nga qytetarët.

“Në masë të madhe udhëzimet janë duke u respektuar nga qytetarët por u bëjë thirrje që të respektohet dhe më shumë.Nga aspekti i sigurisë Kosova është shumë e qetë dhe e sigurt. Angazhimi i policisë është maksimal sidomos këto ditët e fundit”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka pasur edhe një kërkesë në drejtim të bizneseve për punëtorët e tyre.

“Thirrje biznesve që t’i lëshojnë një orë më herët punëtorët që të arrijnë më herët se sa ora policore dhe të mos shkaktohen pengesa”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Vendimi erdhi pasi në Kosovë është duke u rritur numri i të prekurve me coronavirus. Aktualisht në Kosovë të prekur me këtë virus janë 135 dhe 16 të shëruar dhe një viktimë.