Drejtori i Policisë bashkë me ambasadorin e Francës dhe Gjermanisë në veri të Mitrovicës - FOTO

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj ka qëndruar sot në stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës.

Qëllimi i kësaj vizite të Qalajt sipas njoftimit të Policisë ishte për të parë nga afër angazhimet e zyrtarëve policor në implementim të planit operacional lidhur me zgjedhjet

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj vizitoi Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës Veri, për të parë nga afër angazhimet e zyrtarëve policor në implementim të planit operacional lidhur me zgjedhjet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Drejtori Qalaj njëkohësisht vizitoi edhe zyrtarët policor të cilët ishin të caktuar në kryerje të detyrës në disa qendra të votimit në Veri, me ç ‘rast aty ka takuar edhe Ambasadoren e Francës në Kosovë znj.Marie-Christine Butel si dhe Ambasadorin Gjerman në Kosovës z.Christian Heldt”, përfundon njoftimi i Policisë.