Drejtori i Policisë arrin në Gjilan pas vrasjes së shumëfishtë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka arritur në Gjilan, në vendin ku sot ndodhi një vrasje e shumëfishtë.

Prokuroria e Gjilanit ka bërë të ditur se një police ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj dhe në fund veten.

Rasti ndodhi në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, ndërsa zyrtarja policore ka inicialet V.B.

Prokuroria nuk ka njoftuar deri më tani për ndonjë motiv të mundshëm për vrasjen.

Tre kombi të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë ardhur në vendin e ngjarjes ku do të bëjnë tërheqjen e pesë trupave të vdekur.