Drejtori i Lladrovcit: Asnjë qytetar i dyshuar me virus nga Drenasi nuk është dërguar për në Prishtinë

Komuna e Drenasit ka shënuar rastin e parë me coronavirus, duke e zgjeruar hartën e të prekurve në Kosovë.

Por që një orë pas, kjo Komunë thotë se ende nuk kanë pranuar informacione zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Drejtori i Shëndetësisë, Arsim Haxhiu tha për KALLXO.com se asnjë qytetar i dyshuar me Covid-19 nuk përcjellë për në QKUK.

“Ende nuk kemi konfirmim nga Instituti. Një gjë e dimë sigurt se nga sistemi i përkujdesit shëndetësor nga Komuna e Drenasit asnjë rast i dyshuar me coronavirus nga Drenasi në Prishtinë nuk ka shkuar. Mundet me qenë rast që punon në Prishtinë ose banon atje, na i verifikuam të gjitha listat edhe njëherë por 100 për qind jemi të sigurt që nga Drenasi asnjë rast edhe pse nuk e përjashtojmë mundësinë që nuk është banor i Drenasit”, tha Haxhiu.

Haxhiu njoftoi se 117 persona janë vetizoluar ndërsa prej tyre 3 janë para përfundimit të vetizolimit.

 “117 i kemi pasur të vetizoluar dhe janë mirë. 3 janë në vetizolim që kanë ardh prej vendeve që kanë pasur rast të prekur edhe janë në vetizolim prej 27 shkurtit. Asnjëri nuk ka pasur shenja klinike të dyshuara me coronavirus”, tha ai.

20 raste pozitiv me Covid-19 janë konfirmuar sonte, duke e dërguar numrin në 165 te të prekurve në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.

https://kallxo.com/lajm/zgjerohet-harta-drenasi-shenon-rastin-e-pare-me-covid19/