Foto: Facebook/ Komuna e Ferizajt

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj del pozitiv me COVID-19

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se drejtori i Infrastrukturës në këtë Komunë ka dalë pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, në njoftim thuhet se ekzekutivi i Komunës së Ferizajt do të kufizojë aktivitetin konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Pas konfirmimit të drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës, pozitiv në testin e virusit COVID-19, njoftojmë qytetarët se ekzekutivi i Komunës kufizon aktivitetin e tij dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet komfor rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik, të rekomanduara nga IKShPK”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Që nga 13 marsi, kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në Kosovë, e deri më sot, janë regjistruar 2,590 të infektuar, 1,394 të shëruar dhe 47 të vdekur.