Drejtori i IKShPK-së tregon nëse ka teste të mjaftueshme për COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani ka deklaruar se kanë furnizim të mjaftueshëm me teste për COVID-19.

Ramadani shtoi se asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mbes pa u testuar, në bazë të indikacioneve nga situata epidemiologjike.

“Instituti Kombëtar është i furnizuar mjaftueshëm me teste dhe po bën përditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar i repubikës së Kosoëvs nuk do të mbetet pa u testuar sipas këtyre indikacioneve dhe në momentin që do të ketë nevojë për teste të reja ne do të kërkojmë. Ministria e Shëndetësisë është e gatshme, na ka mbështetë dhe do të na mbështesë”, tha ai në konferencë për media.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë në këtë fundjavë ka konstatuar situatë të qëndrueshme nga coronavirusi, me rritje të lehtë të rasteve në disa komuna që nuk janë zbatuar rekomandimet.

Zemaj ka prezantuar masat e reja të MSh-së, mes të cilave nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, siç është aktualisht.