Drejtori i Federatës Kroate të Futbollit viziton të lënduarit në aksidentin e autobusit në Kroaci

Një delegacion i Federatës Kroate të Futbollit i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, Marijan Kustiq, ka vizituar pasagjerët e lënduar nga aksidenti tragjik me autobus që ndodhi dje në Sllavonski Brod në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona.

Përmes një postimi në Twitter, Federata e Futbollit të Kroacisë i  ka shprehur ngushëllime popullit të Kosovës për aksidentin tragjik.

“Ngushëllimë miqve tanë nga Kosova për këtë tragjedi të paparë dhe për të gjitha jetët e humbura. Delegacioni i HNS-së, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Marijan Kustić, vizitoi sot udhëtarët e padëmtuar nga aksidenti i autobusit në të cilin dhjetë vetë humbën jetën të dielën në mëngjes”, thuhet në postim.

Kryetari i Federatës kroate i ka dhuruar një fëmije të mbijetuar fanelën e kapitenit të kombëtares së Kroacisë, Luka Modriq.

Dhjetë persona mbetën të vdekur dje si shkak i një aksidenti me autobus që ndodhi gjatë mëngjësit të djeshëm afër Sllavonski Brodit në Kroacisë ndërsa mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar.

Sveçla: Nesër në mbrëmje nisen për Kosovë arkivolat me trupat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci