Basri Lenjani - Foto: Facebook/ Basri Lenjani

Drejtori i Emergjencës kërkon vëmendje edhe për sëmundjet akute, thotë se po shkaktojnë më shumë vdekje se COVID-19

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, në takimin e sotëm në ShSKUK, kërkoi nga krerët e shtetit por edhe nga ushtrues – drejtori i ShSKUK-së, Valbon Kraniqi, që të mos merren vetëm me raste me COVID-19 por edhe me sëmundjet akute.

Sipas tij, statistikat tregojnë se më shumë të vdekur ka nga sëmundjet akute se nga  COVID-19.

“Nga statistikat janar – shtator të vitit 2019 në Klinikën Emergjente kanë kërkuar ndihmë afër 60 mijë raste prej tyre 65 % kanë qenë sëmundje akute prej tyre  35% kanë qenë trauma dhe 5% kanë qenë sëmundje aksidentale, shqetësimi duhet të bartet edhe tek sëmundjet akute, vdekshmëria tek COVID kanë qenë më pak  në krahasim me sëmundjet ku numri i vdekjeve me sëmundje dhe trauma është më i madh në krahasim me COVID-in”, u shpreh ai.

Lenjani kërkoi që Klinika Emergjente të emërtohet për sëmundje akute dhe trauma si dhe me coronavirus.

“Shqetësimi im që nga fillimi ka qenë së Kosova nuk është vetëm COVID, shqetësimi është se çka do të bëjmë me sëmundjet  mjekësore jetë kërcënuese dhe traumat.Ideja e fillimit të komisionit për hartimin- adaptimin e Klinikës së re për COVID do të ishte shumë më mirë që të shtohet edhe pësuesi për sëmundje akute dhe traumat”, u shpreh drejtori i Emergjencës.

Drejtori, muaj më parë është shpreh i shqetësuar edhe përterapin e COVID-19, ku sipas tij është shumë e shtrejtë.

Në anën tjetër, ushtrues – drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tregoi se së shpejti Klinika e Gjinekologjisë, do t’i shtohet edhe IVF apo frytnimi artificial për çiftet të cilat nuk kanë fëmijë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutu edhe për riorganizim të tërësishëm i sistemit shëndetësor.

15 mijë e 142 persona deri më tani  janë infektuar me SARS-CoV-2 në Kosovë, prej tyre 12 mijë e 674 janë shëruar ndërsa 615 persona  kanë vdekur.

Kosova tash e gjashtë muaj është duke u ballafaquar me pandeminë e coronavirusit.

Spitali i Vushtrrisë i cili muaj më parë ishte destinuar vetëm për pacientë me COVID—19 këto ditë pritet të fillojë punën normalisht, në anën tjetër Klinika Infektive, Pulmologjia dhe Klinika Emergjente janë duke trajtuar pacientë me SARS-CoV-2.