Basri Lenjani - Foto: Facebook/ Basri Lenjani
Drejtori i Emergjencës ia shpëton jetën një 7-vjeçari të goditur nga rryma në plazhin e Durrësit
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, ia ka shpëtuar jetën një fëmije 7-vjeçar, i goditur nga rryma elektrike në plazhin e Durrësit.
Doktor Lenjani ka treguar se përderisa ishte në plazhin e Durrësit, te Shkëmbi i Kavajës, ka dëgjuar britma të disa personave dhe menjëherë ka vrapuar të shihte se çfarë po ndodhte.
Aty ai ka parë një fëmijë 7-vjeçar, i goditur nga rryma elektrike dhe menjëherë ka marrë masat, duke e larguar së pari nga zona e rrezikshme dhe e ka vendosur në një vend më të sigurt.
“Fillojë menjëherë me masat emergjente specifike BLS-ABC tek goditja elektrike në vendin e ngjarjes: për 1 minutë vlerësim i shpejtë i shenjave jetësore 5 minuta BLS-ABC dhe pas stabilizimit të shenjave jetësore 4 minuta transport me kujdes deri në njësinë e kujdesit urgjent afër plazhës. Pas vlerësimit nga stafi mjekësor i njësisë të ndihmës së parë fëmiu urgjent tranportohet në spitalin e Durrësit për trajtim të mëtutjeshëm”, ka treguar dr. Lenjani në profilin e tij në Facebook.
Ai ka përgëzuar stafin mjekësor të spitalit të Durrësit për profesionalizëm.
Rasti sipas doktorit ka ndodhur në mesditë.
Ky është postimi i plotë i dr. Basri Lenjanit:
“Të shpëtohet një jetë fëmiu s’ka gjë më të bukur
Në mesditë ne plazhin e Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës ndodh një ngjarje aksidentale kur fëmiu 7 vjeçar pëson goditje nga rryma elektrike.
Ndëgjojë bërtimat e familjarëve,vrapojë menjeherë te shoh se çka po ndodhë dhe pa humbur kohë marrë masat e menjëhershme duke larguar nga zona e rrezikshmërisë fëmiun e aksidentuar,duke vendosur viktimën në një zonë më të sigurt.
Fillojë menjëherë me masat emergjente specifike BLS-ABC tek goditja elektrike në vendin e ngjarjes: për 1 minutë vlerësim i shpejtë i shenjave jetësore 5 minuta BLS-ABC dhe pas stabilizimit të shenjave jetësore 4 minuta transport me kujdes deri në njësinë e kujdesit urgjent afër plazhës. Pas vlerësimit nga stafi mjekësor i njësisë të ndihmës së parë fëmiu urgjent tranportohet në spitalin e Durrësit për trajtim të mëtutjeshëm.
Përgëzojë stafin mjekësor të njësisë së Durrësit për profesionalizëm dhe qasje të shpejtë emergjente.
Ju falenderojë shumë kolegë dhe urojë suksese në vazhdimësi në profesionin tuaj të shenjtë.”