Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Drejtori i DKA-së: Në Gjilan nuk e kemi asnjë rast të raportuar të ngacmimit seksual

Asnjë rast i ngacmimit seksual deri më tani nuk është raportuar të ketë ndodhur në institucionet e arsimit në komunën e Gjilanit.

Kështu ka thënë Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Komunën e Gjilanit.

Ai ka thënë se për këtë janë disa arsye.

“Gjilani e ka një avantazh në krahasim me komunat e tjera sepse ne shkollat e mesme i kemi nën ombrellën e një kampusi, një kampus i cili është i rrethuar, aty kemi sigurim dhe polici nga ora 08:00 deri në ora 18:30”, deklaroi Gagica në emisionin “Kallxo Përnime”.

“Nuk kemi ndonjë rast të raportuar deri më tani në Gjilan për ngacmim seksual, për të cilin sot do të mund të debatoja, por prezenca e policisë në kampus ka krijuar një mundësi që mos të ketë ngacmime seksuale, por ne kemi nisur që një kohë edhe debate. Debati shtrohet në të gjitha shqetësimet që përballën nxënësit”, tha ai.

www.kallxo.com