Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Drejtori i AKK-së: Ndëshkimi për rritje të çmimeve është deri në 10% të qarkullimit

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës, Sakip Imeri, në emisionin “Kallxo Përnime” ka bërë të ditur se kompanitë për rritje të çmimeve mund të gjobiten deri në 10% të qarkullimit, bazuar në pasqyrat financiare të vitit paraprak.

“Ndëshkimi për shkelje është deri në 10% të qarkullimit sipas pasqyrave financiare të vitit të kaluar”, ka thënë Imeri.

Tutje, Imeri ka thënë se nëse verifikohet se ka pasur shkelje mund të llogaritet dëmi që i ka shkaktuar konsumatorit, pastaj konsumatorët mund t’a kërkojnë dëmin prej kompanisë që ka marr një vendim të formës së prerë.

“Është një procedurë, sepse po përmendet vetëm dënimi, por paraprakisht duhet të bëhet një hulumtim dhe analiza për me ardhë tek konstatimi i një dënimi ndëshkues, në rastin kur konstatohet se ka shkelje dhe merr vendim Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, vendim të cilin e ka në kompetencë komisioni”, ka thënë Imeri.