Drejtori i Akademisë së Drejtësisë raporton para Komisionit për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot ka pritur në raportim Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahun.

Fejzullahu ka prezentuar raportin vjetor të Akadamisë së Drejtësisë para anëtarve të Komisionit, ku si  çështje kryesore u trajtua  trajnimi i prokurorëve dhe gjyqëtarve.

Ai tha se mungesa e buxhetit dhe e legjislacionit të duhur po iu bëhet pengesë.

“Kemi gjyqëtar edhe në trajnimet fillestare edhe në ato të vazhdueshme, niveli është i knaqshëm, janë të përgatitur janë aktiv. Por buxheti është mjafti i limituar, nga kjo varet edhe kualiteti i trajnimeve që bëhen, me 13 mijë euro  të ndara, mund të bëhën vetëm dy.  Është një rregullore që saktëson zgjedhjen e trajnerve dhe të mentorëve, janë çështjet  praktike edhe teorike në të cilat fokusohen trajnimet, në shtetet e BE-së  më shumë orientohen tek çështja praktike ndërsa tek ne kjo është pak çështje komplekse. Ne kemi dy trajner të përhershëm në Akademinë e Drejtësisë”, tha ai.

Anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha  tha se përkrahë buxhetit të vogël për trajnime edhe interesimi i gjyqëtarve është i tillë për to.

“ Zero është  interesimi  nga gjyqëtarët për trajnim, buxheti e dijmë që nuk mjafton e aq më pak për sistemin e drejtësisë, mendoj që prioritet duhet të jenë  trajnimet për dhunën psiqike, seksuale dhe për  dhunën në familje pasi që shumë prokurorë dhe gjyqëtar thojnë që nuk din si ti qasen këtyre rasteve”, tha Basha

Drejtori Ekzekutiv  Akadamisë së Drejtësisë tha se janë duke krijuar kurkiula të posaqme për trajtimin e këtyre dukurive.

“ Vizioni ynë është  të realizojmë të krijojmë kurikila që do të trajtojmë të gjitha dukurit edhe dhunën seksuale edhe të gjitha, këtu është vlera e shtuar që Akadamia e Drejtësisë mund ta jap, edhe me bashkëpunimin tuaj. Ne kemi një process të vlersimit të nevojave dhe qëllimi kryesor është të identifikojmë prioritet që ato të përfshihen në trajnime” shtoi Fejzullahu.