Phumzile Mlambo-Ngcuka; UN Women

Drejtoresha e 'UN Women': Dhuna e burrave ndaj grave është pandemi

Drejtoresha Ekzekutive e organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, ‘UN Women’, Phumzile Mlambo-Ngcuka ka thënë se dhuna e burrave ndaj grave është pandemi që daton para virusit dhe që do të ekzistojë edhe pas tij.

Mlambo-Ngucka në ‘Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave’ tha se me vullnet mund t’i japim fund dhunës ndaj grave sot me 25 nëntor 2020.

“Edhe ajo prek popullsi të gjëra të të gjitha moshave. Vetëm vitin e kaluar, 243 milionë gra dhe vajza përjetuan dhunë seksuale ose fizike nga partneri i tyre”, ka thënë Mlambo-Ngucka.

Sipas saj, këtë vit janë shtuar dukshëm raportimet e dhunës, ngacmimit online, martesave të fëmijëve, ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale.

“Nëse e bëni testin për të parë nëse jeni infektuar me virusin korona, askush nuk ju pyet se çfarë keni pasur veshur kur e keni marrë virusin, apo kishit veshur. Mund të prisni me siguri që testi juaj do të procesohet në laborator dhe me probabilitet të arsyeshëm që do të merrni përkujdes mjekësor”, ka thënë tutje ajo.

Por sipas saj, përgjigja nuk do të varet në atë se a iu besojnë apo jo se nuk do të ndjeni aq turp sa të mos mundoheni të shkoni tek autoritetet se mund të prisni përkujdesje dhe mbështetje.

Këtë ajo e ka krahasuar me dhunën e djemve dhe burrave, duke e cilësuar të vështirë të i jepet fund thjeshtë dhunës ndaj grave sa vaksinimi kundër saj.

“Sikur reagimi ndaj saj të ishte aq mirë i financuar sa reagimi ynë ndaj virusit dhe ndikimeve të tij në shoqëritë dhe ekonomitë tona. Paramendoni sikur të kishim investuar të njëjtën sasi të ekspertizës dhe energjisë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme globale”, ka thënë ajo.

Tutje, drejtoresha e UN Women gjatë fjalimit të saj ka thënë se sikur të gjitha udhëheqësit duke përfshirë udhëheqësit e shteteve të kishin lënë çdo gjë për ta udhëhequr luftën kundër dhunës, sikur punëtorët në vijë të fronit siç janë prokurorët, gjykatësit dhe policët të punonin për t’ua shpëtuar jetën grave dhe vajzave.

“Ashtu siç kanë bërë punëtorët shëndetësorë dhe sikur ministrat e financave të ndanin fonde dhe të ofronin laboratorë të mjekësisë ligjore dhe pako kundër përdhunimit sikur kanë ofruar pajisje të mbrojtjes personale (PMP) dhe shërbime të testimit”, tha ajo.

E sipas saj, nëse të gjithë do ta bënin këtë do të rrafshohej kurba e dhunës ndaj grave.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si ‘Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave’ dhe ka ftuar qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për të ngritur ndërgjegjësimin e njerëzve për këtë problem.

Fushata vjetore “16 Ditëve Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” që fillon sot e mbaron me 10 dhjetor ka për qëllim që të bashkoj të mbijetuarit e dhunës, qytetarët, aktivistët, vendimmarrësit të bashkohen në luftën për parandalim dhe eliminim të dhunës.

Fushata do të vazhdojë deri në Ditën e të Drejtave të Njeriut.