Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë flet për shkaqet e rritjes së rasteve me COVID-19

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 1 mijë e 608 mostra të marra, 418 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërsa katër persona të indektuar kanë vdekur.

Prishtina me 188 raste dhe Gjakova me 32 të tilla janë  komunat më të prekura nga coronavirusi.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Afërdita Spahiu Shllaku  tha për KALLXO.com se një rritje e tillë e rasteve është shqetësuese.

“ Po është shqetësuese një rritje e tillë e rasteve e sidomos për Gjakovën si një ndër komunat më të prekura nga COVID-19, ku deri më tani 768 raste dhe 48 vdekje i kemi pasur vetëm ne. Në rritjen e rasteve ka ndikuar edhe hapja e shkollave, e lëvizja e madhe e njerëzve”, ka thënë ajo.

Spahiu-Shllaku tha se në ditët në vijim pritet të merren masa të reja.

“ Situata është  nën kontroll, kemi ende vende në Spitale në Gjakovë por presim të marrim vendime të reja në lidhje me situatën e krijuar pasi që me të vërtetë është një rritje e madhe”, theksoi drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë për KALLXO.com

 

Numër rekord i rasteve të reja me COVID-19