Ilustrim

Drejtoresha e Shëndetësisë e Mitrovicës flet për rastin e parë me COVID-19

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Barani, ka deklaruar për KALLXO.com se gjatë ditës dy raste të dyshuara për coronavirus janë dërguar në Klinikën Infektive në QKUK.

Porse, rasti i raportuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për të infektuar me coronavirus nuk është nga Mitrovica Jugore, por nga Mitrovica Veriore.

“Rasti pozitiv i cituar nga IKShP për Mitrovicë është rast nga Mitrovica Veriore”, tha Barani.

Në Kosovë tashmë janë konfirmuar edhe 12 raste me coronavirus, duke çuar në 106 numrin e rasteve me të infektuar.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rasti i konfirmuar nga Mitrovica është rast kontakti.

Ky raport është edituar me kërkesën e drejtoreshës Barani, pas një keqkuptimi mes institucioneve lidhur me vendin nga vinte i infektuari me COVID-19