Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Drejtësia dhe luftimi i korrupsionit - LIVE

Në debatin e sontëm “Kallxo Pernime” diskutohet për drejtësinë dhe luftimin e korrupsionit.

Për këto tema dhe të tjera përballë Jeta Xharrës janë Selim Selimi, ministër në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ish-ministër i Drejtësisë, Shkëmb Manaj, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK dhe Kreshnik Gashi kryeredaktor i KALLXO.com.

Debati përqendrohet në punën e prokurorisë, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, Vetting-un, krimet e luftës si dhe Gjykatën Speciale.

Po ashtu, pjesë e debatit janë edhe buxheti i Kosovës për sektorin e drejtësisë si dhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti.