Drama me votat e ardhura nga Serbia

Koalicioni NISMA-AKR-PD, pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi 3 mijë e 782 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia përfundimisht nuk do të përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kështu ka vendosur Gjykata Supreme e Kosovës.

Supremja vendos për votat nga Serbia

 

Por cila është historia e votave të ardhura nga Serbia?

Afër 4 mijë zarfe me fletëvotime të ardhura nga Serbia u konsideruan krejtësisht të ligjshme derisa nuk filloi verifikimi i tyre nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Më 13 tetor, derisa verifikoheshin pakot me vota të ardhura nga Serbia,  26 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, dyshohet se u helmuan.

Të gjithë këta punonjës kërkuan edhe trajtim mjekësorë ndërsa organet e drejtësisë ende janë duke i hetuar shkaqet e helmimit.

Por, edhe përkundër kësaj ngjaje jo të zakonshme, verifikimi i tyre u bë dhe u numëruan në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Më 7 nëntor, një ditë e një muaj prej kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, KQZ shpalli rezultatet parlamentare.

Rezultati nxori si forcën e parë politike, Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit me 32 deputetë. Pas saj u renditë LDK me 29 deputetë. E treta parti politike më e madhe doli PDK me 25 ndërsa 14 deputetë mori koalicioni AAK-PSD.

Pas rezultateve përfundimtare, jashtë Kuvendit të Kosovës mbeti koalicioni NISMA-AKR-PD.

Por, partia e Fatmir Limajt bëri ankesë në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj votave të ardhura nga Serbia.

Sipas Nismës Socialdemokrate, votat e ardhura nga shteti serb u sollën jashtëligjshëm.

PZAP e vlerësoi si të bazuar ankesën e kësaj partie dhe urdhëroi KQZ-në që t’i largoj nga rezultati përfundimtar.

Kjo gëzoi fortë kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili doli para gazetarëve për të dhënë lajmin se koalicioni NISMA-AKR-PD do t’i ketë gjashtë ulëse në legjislaturën e shtatë.

Kalimi i pragut zgjedhor nga koalicioni NISMA-AKR-PD, partive tjera ua zvogëlonte përfaqësimin në Kuvend. LVV nga 32 deputetë, sipas rezultateve përfundimtare, do t’i kishte 29 deputetë. LDK nga 29 në 28, PDK nga 25 në 24 dhe koalicioni AAK-PSD nga 14 në 13 deputetë.

E ndaj këtij vendimi të PZAP-së, tre kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, , Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, dorëzuan ankesë panë Gjykatës Supreme të Kosovës. Këtë e bëri të ditur Adnan Rrustemi, anëtar i LVV-së në KQZ.

Këtë e bëri të ditur Adnan Rrustemi, anëtar i LVV-së në KQZ.

“Vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullsitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit. Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë”, tha Rrustemi.

Ai tha se vendimet e PZAP i shohin si politike.

“Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si dhe votën e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e tij në “Facebook” të publikuar më 12 nëntor.

Vetëvendosje i ndërron fjalët për votat nga Serbia

Por, sot Gjykata Supreme e Kosovës e hodhi poshtë ankesën e tyre.

PZAP, dy vendime të ndryshme për të njëjtën ankesë të Nismës për votat nga Serbia

www.kallxo.com