Drama 'Kreolët e Ballkanit' shfaqet nesër premierë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Kreolët e Ballkanit”, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, jepet nesër premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Për shkak të situatës me Coronavirus shfaqja jepet nga ora 17:00, duke respektuar masat anti-COVOD-19.

Drama “Kreolët e Ballkanit” trajton fatin e kreolëve, fëmijëve të lindur nga prindër të përzier në kuptimin racor apo kombëtar, veçmas trajtimin e tyre paraluftës në Kosovë.

Në shfaqje luajnë: Blin Sylejmani, Agron Shala, Vanesa Petrovci, Leonit Maloku dhe Armend Zeqiri.