Foto: Ilustrim

Dragash, rrokulliset një veturë, 4 të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Rapçe të Dragashit dje rreth orës 11:40.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe tre pasagjerët, të cilët pas tretmanit mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit janë liruar.