Dragash, pengojnë policët për shqiptim të dënimit, arrestohen

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Buzez të Dragashit, pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policor në detyrën e tyre, derisa shqiptonin tiketa për moszbatim të vendimit të Qeverisë për anti-COVID-19.

Policia shton se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti kishte ndodhur në ora 23:12 më 21 maj.