Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dragash - Një i arrestuar, u kap me drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi gjatë bastisjes në tri lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë, substanca të dyshuara narkotike të llojit mariuhanë me peshë 19.1 gramë dhe një telefon celular.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Radesa’ të Dragashit.