Dragash, ndalohet nga policia një person që gjuajti me armë zjarri

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi që kishte gjuajtur me armë ajrore, në fshatin Krushevë të Dragashi.

Sipas Policisë së Kosovës, dje rreth orës 16:15, nga roja i parkut nacional kanë marrë informatën se në fshatin Krushevë kishte gjuajtje me armë zjarri.

“Njësitet policore të Stacionit Policor Dragash kanë shkuar deri ne këtë fshat dhe kanë has një të dyshuar me dy armë zjarri-pushkë ajrore.Është ndaluar i dyshuari, nga ai janë sekuestruar dy armë-pushkë ajrore të tipit Zavodi Crvena Zastava Kragujevac, Yugoslavia të calibrit 4.5 mm” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që armët të sekuestrohen dhe i dyshuari dhe dëshmitarët pas invtervistimit është liruar në proceudrë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.