ILUSTRIM: Kosovo Police/ Facebook

Dragash, mësuesi dyshohet se rrahu nxënësin

Policia e Kosovës e ka arrestuar një mësues në Dragash në dyshimin se ka sulmuar fizikisht një nxënës.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar vet nxënësi, gjatë ditës së premte.

Nxënësi madje ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Pas arrestimit të mësuesit, i njëjti është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.