Foto: Ilustrim

Dragash, këmbësori goditet për vdekje nga një veturë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Plavë të Dragashit mbrëmë rreth orës 19:00.

Sipas njoftimit të Policisë, një qytetar (këmbësor) ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari (drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje.