Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Dragash, 5 të lënduara në aksidentin mes dy veturave

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur dje rreth orës 14 :45 në fshatin Plave të Dragashit.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit mes dy veturave civile lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të gjinisë femërore dhe të njëjtat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.