Dosjet e gjyqësorit - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi që zbardhë dosjet e gjyqësorit.

Në pjesën e parë të emisionit do të transmetohet, gjyqtari Riza Livoreka që është filmuar në zyrën e tij tek negocionte me një palë fatin e një lënde.

Hulumtimi zbardhë edhe lidhjen e gjyqtarit me avokaten e palës paditëse, ndërsa filmimet zbardhin detaje nga takimet ku u diskutua fati i lëndës

Dosja zbardhë momentet kur gjykatësi i paralajmëron palët se si do e gjykojë lëndën.

Hulumtimi i zhvilluar për disa muaj zbardhë edhe probleme të tjera në trajtimin e kësaj dosje, përfshirë zbatimin e ligjit të vitit 1981 në kohën kur vendi ka të miratuar një ligj në vitin 2009, i cili rregullon këto çështje.

Në pjesën e dytë emisioni trajton rastin tjetër të gjykatësit të Apelit Hashim Çollaku, i cili në një çështje penale ka gjykuar lëndën e cila ishte përfaqësuar nga gruaja e tij avokatja Mirvete Çollaku.

Si e aprovoi gjykatësi kërkesën e gruas së tij Myrvete Çollaku dhe të rriste dënimin për një person i cili po akuzohej për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje?

Pse gjyqtari Çollaku nuk e ka përjashtuar veten me rastin e vendosjes në lidhje me ankesën e gruas së tij në çështje penale ndonëse një gjë e tillë kërkohet me Kodin e Procedurës Penale?