Dosja - Si ra në duart e Policisë shtetasi i Maqedonisë Veriore i cili u kap me drogë
Prokuroria e Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I. M.,- shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriu.
I dyshuari I. M., pretendohet se në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, lëndë narkotike.
E që dyshohet se kjo lëndë narkotikë është e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 6 kilogramë e 137 gram.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21.08.2024, në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë në atë mënyrë që me veturën e markës “Audi”, të pandehurit U.B., dhe M. Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë , me peshë të përgjithshme: 6 kilogramë e 137 gram.
Sipas Prokurorisë të dyshuarit substancën e dyshuar e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani Elezit, kurse i pandehuri I. M., me veturën e tij i ka pritur në Han të Elezit, kështu që rreth orës 20:30 min, të pandehurit U. B., dhe M. Sh., e kanë sjellur lëndën narkotike me veturën “Audi” afër veturës “Golf”.
Sipas Dosjes së Prokurorisë i pandehuri I. M., del nga vetura e tij dhe e merr lëndën narkotike nga vetura “Audi” dhe kthehet me veturën e tij me qëllim që ta dorëzoj tek blerësi i simuluar, mirëpo intervenojnë njësitë mbështetëse të policisë të cilat e arrestojnë të pandehurin I. M., si dhe e sekuestrojnë veturën Golf + dhe lëndën narkotike.
Kurse të dyshuarit U. B., dhe M. Sh., me veturën “Audi” largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes kurse rreth orës 21:00 kalojnë në pikën kufitare Glloboqicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë veprime pretendohen se do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I pandehuri me inicialet I. M. me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.