Dosja për shitjen e mbetjeve industriale të Trepçës, dërgohet në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit

Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes “Trepça” Sh. A, ka bërë të ditur se kanë deponuar dosjen pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë për rastin e shitjes së mbetjeve industriale të “Trepça” Sh.A, përkatësisht procesin e shitjes së Piritit, Pirotinës dhe Jarositit.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur pas dyshimeve që ka pasur Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës në “Trepça”, Sh.A, mbi keqpërdorimet në këtë proces.

“Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i “Trepça” Sh.A si përfaqësues i aksionarit (Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe punëtorëve) është i vendosur të mbroj pasurinë publike dhe të vendosë ligjshmërinë në ndërmarrjen “Trepça” Sh.A”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Përkohshëm të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Trepça” në muajin maj të këtij viti.

Kryesues i këtij Bordi është Bahri Hyseni ndërsa anëtarë, Hekuran Nikçi, Alban Krasniqi, Shyqeri Kelmendi dhe Shyqeri Sadiku.

Emërohet bordi i përkohshëm i drejtorëve  në “Trepçë”

.