Aksioni ne veri - 28.05.2019

Dosja: Në listën e të sanksionuarve nga ShBA edhe grupi që u filmua nga Drejtësia në Kosovë

Milan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Zhelko e Andrija Bojiq, Milan e Miljojko Radisavljeviq, Srdjan Vuloviq, Marko Roshiq, Milan Mihaljoviq, Radovan Radiq, Sinisha Nedeljkoviq, Radule Steviq, të gjithë serb nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e të sanksionuarve janë edhe Milan dhe Miljojko Radisavljeviq nga Zubin Potoku të cilën janë në kërkim dhe në arrati që nga viti 2019.

Grupet e tyre ishin filmuar nga kamerat e fshehura të Drejtësia në Kosovë duke realizuar kontrabandë e duke korruptuar polic të zonës të cilët mundësonin kontrabandën përmes rrugëve ilegale në veri të Kosovës.

Të dy të lartpërmendurit sipas informacioneve të KALLXO.com, dyshohen se kanë pasur lidhje të ngushte dhe kanë bashkëpunuar së bashku me zyrtarët policor, këta të fundit të cilët ishin arrestuar në aksionin e vitit 2019 të udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës ndërsa pamjet ekskluzive të kontrabandës në atë zonë i kishte sjellë KALLXO.com.

Emisioni i Drejtësia në Kosovë për kontrabandën në veri të Kosovës:

Në janar të vitit 2019, Drejtësia në Kosovë në atë kohë kishte transmetuar emisionin me pamje ekskluzive ku ngriteshin dyshimet se qytetarë e zyrtarë policor po merreshin me veprimtari ilegale në zonat e veriut të Kosovës.

Kontrabanda që po zhvillohej në atë zonë nuk po pengohej nga askush ndërsa qindra kamionë udhëtonin çdo ditë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë me mall të ndryshëm e të kontrabanduar.

Këto pamje dhe filmime Drejtësia në Kosovë kishte arritur që t’i siguronte pas disa javës udhëtim drejtë asaj zone duke mbledhur dëshmi të mjaftueshëm të cilat më pas do të hynin në punë edhe për institucionet e vendit.

Në tre emisione radhazi Drejtësia në Kosovë kishte arritur që të publikonte filmimet se si zhvillohej kontrabanda në veriun e Kosovës dhe si ishin involvuar në këtë çështje edhe zyrtarë policor të cilët merrnin para për të lënë të lirë të kalonin përmes rrugëve ilegale kontrabandistë të ndryshëm.

Kontrabanda në veri të Kosovës mbështetej nga një rrjet i zyrtarëve policor. Në emisionin e janarit të vitit 2019, Drejtësia në Kosovë dëshmoi lidhjen e qartë të zyrtarëve policor me kontrabandistëve.

Aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës për kontrabandën në veri:

Gjatë kohës sa ekipi i Drejtësia në Kosovë po hulumtonte për kontrabandën dhe krimin e organizuar në veri të vendit, Inspektorati Policor i Kosovës kishte nisur një hetim të gjerë në të njëjtën zonë.

Pamjet dhe filmimet që kishte siguruar Drejtësia në Kosovë dhe KALLXO.com ishin bartur edhe në IPK ndërsa në maj të vitit 2019, këta të fundit kishin ndërmarrë një aksion të gjerë ku u arrestuan 31 persona nga ta 19 zyrtar policor.

Të martën e 28 majit të 2019-ës, më shumë se 300 polic ishin angazhuar në punë. Inspektorati Policor i Kosovës po udhëhiqte aksionin në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Policët e njësive speciale u ishte dhënë urdhri që të kryejnë arrestime për ata që dyshoheshin se merreshin me kontrabandë, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, detyrim si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Madje të njëjtit do të kryenin edhe arrestimin e kolegëve të tyre zyrtar policor që mundësonin kontrabandën, merrnin ryshfet e keqpërdornin detyrën zyrtare.

I gjithë aksioni ishte shtrirë në 12 lokacione të ndryshme. I gjithë operacioni që drejtohej nga Inspektorati Policor i Kosovës përfundoi me 31 të arrestuar ndërsa në listën e të kërkuarve që nga ajo kohë janë edhe dy të sanksionuarit nga ShBA, Milan dhe Miljojko Radisavljeviq.

Milan Radisavljeviq po kërkohet edhe nga aksioni i fundit i Policisë së Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës i cili u organizua më 13 tetor të këtij viti në veri të Kosovës.

Në pamjet që ishin transmetuar edhe në atë kohë, pamjet tregonin se në këtë aksion policia u pajis edhe me armë të gjata ndërsa u përdor edhe gazi lotsjellës e makineritë e rënda për të liruar rrugët nga bllokadat që ishin krijuar nga ana e banorëve serb në ato zona.

Madje në të njëjtin aksion pati edhe të shtëna me armë.

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale në Kosovë, Inspektoratit Policor të Kosovës, Policia e Kosovës kryen njërin ndër aksionet më të mëdha kundër kontrabandës në Veri të Mitrovicës. Aksioni ishte i shtrirë edhe komunat e Vushtrrisë Skenderajt Drenasit dhe Mitrovicës së Jugut.