Ilustrim

Dosja ndaj prizrenasit që u dënua për ngacmim seksual të 12 vjeçares

Gjykata Themelore në Prizren ka publikuar dosjen me të cilën ka dënuar me dy vite burgim të pandehurin i cili dyshohet për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Sipas dosjes, i pandehuri T. Th. ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12 vjeçare e cila ishte duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi.

“I pandehuri mëe dt.20.10.2021 rreth orës 12:00 min, derisa ishte me biçikletë, i afrohet të dëmtuarës e cila për një moment ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi, të cilën e pyet se a shikon marrëdhënie seksuale, ku ndër të tjera i drejton fjalët ”a din me hy ne google, aty shihen burrat 80 vjeç duke iu h… femrave p…… hyn shkruaj” tre rat”, “aty burrat nga 80 vjeq i zene vajzat e reja, kqyri qysh ia sh… ne g…..’”, thuhet në aktgjykim.

Tutje, në aktgjykim bëhet e ditur se i pandehuri pas disa ditësh, deri sa e dëmtuara kishte dalë nga kursi i gjuhës angleze, T. Th. i del përpara dhe ia bën me vetulla e i qeshet në fytyrë.

“Po ashtu më dt.25.10.2021 rreth orës 15:15 minuta, derisa e dëmtuara kishte dalë nga kursi i gjuhës angleze në të njëjtën rruge, i pandehuri i del përpara, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar i kërkon telefonin vëllait të saj, i akuzuari e dëgjon dhe ik nga aty, veprime këto me të cilat të dëmtuarës – fëmijë, i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në dosjen e gjykatës.

Gjykata në Prizren ka dënuar të pandehurin për veprën penale në kohëzgjatje prej 2 viteve, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 29.10.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të dënimit  ndaj të akuzuarit, vlerësoi të gjitha rrethanat në kuptim të nenit 69 te KP-së, të cilat ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit, duke gjetur si rrethanë posaçërisht rënduese, dashja si element qenësor i kryerjes së veprës penale të ngacmimit seksual, me të cilën vepër penale tek e dëmtuara si viktimë e ndjeshme, ka cenuar dinjitetin personal, njerëzor moral e material të një fëmiu – të mitur, dhe ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues, i njëjti është përsëritës i veprës penale sulm seksual në tentativë, dhe atë me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prizren, departamenti për teë mitur me PKR.nr. 182/20,

Kurse si rrethana lehtësuese Gjykata mori për bazë edhe faktin se i akuzuari ka bashkëpunuar me gjykatën.

Bashkëpunimi i tij sipas dosjes ka qenë vullnetar, në hetimin dhe ndjekësit si kryes të veprave penale, gjatë shqyrtimit gjyqësor ka pasur qëndrim tejet korrekt, andaj gjykata ka ardhur në përfundim se dënimi i shqiptuar si në dispozitiv të këtij aktgjykimi, është nëe proporcion të plotë me shkallën e përgjegjësisë penalo-juridike të të akuzuarit, andaj kjo masë sanksionuese sipas gjykatës do të ndikojë te i akuzuari që në të ardhmen të jetë i kujdesshëm dhe do të përmbahet nga veprimet e tilla të karakterit penal, dhe me këtë edhe do të arrihet qëllimi i dënimit në risocializimin e të akuzuarit në shoqëri.