Dosja: Kamerat që përgjojnë Veriun e Kosovës

Një hulumtim i #KallxoPernime zbardhë njërin prej problemeve të mëdha të sigurisë në komunat në veriun e Kosovës.

Hulumtimi zbardhë që nga nëntori i vitit të kaluar autoritetet paralele të Serbisë kanë instaluar kamera të sigurisë të cilat filmojnë rrugët dhe hapësirat publike në Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut.

Policia e Kosovës e cila sipas ligjit do duhej të ishte përgjegjëse për kontrollimin e zonës ka pranuar se nuk i kontrollon pajisjet që filmojnë qytetarët.

Hulumtimi zbardhë të gjitha lokacionet ku janë vendosur këto kamera dhe lokacionin prej nga ato kontrollohen.

Në biseda ekskluzive kryetarët e komunave veriore flasin për situatën dhe menaxhimin e këtyre pajisjeve.

Hulumtimi transmetohet sonte nga ora 22 e 15 në #KallxoPernime dhe RTVDukagjini.