Dosja e vdekjes së 70-vjeçarit në Burgun e Gjilanit dhe plani për mbylljen e shkollës në Graçanicë

Sonte në “Kallxo Përnime” po të transmetohet hulumtimi rreth vdekjes së një 70-vjeçari në Burgun e Gjilanit.

Pse vendimi i Gjykatës së Prishtinës nuk arriti me kohë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan?

Pse Policia nuk e njoftoi familjen për arrestimin e të dyshuarit?

Në çfarë gjendje shëndetësore u dërgua i paraburgosuri në QKUK?

Detaje se kur ishte nxjerrë vendimi për lirim nga Gjykata dhe kur kishte dalë nga burgu i dyshuari.

Ndërsa, në pjesën e dytë  të emisionit do diskutohet për shkollën që rrezikon të mbyllet ne Graçanicë.

Pse Komuna e Lipjanit nuk do ta menaxhojë shkollën në fshatin Radevë?

Çfarë thonë banorët e fshatit e çfarë Ministria e Arsimit?

Çfarë thotë Komuna e Graçanicës?